Basha: Kryeministri dhe Kuvendi duan ta mbikëqyrin SPAK-un

03 mars 2024 | 14:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në fjalimin e tij për mbështetjen e Lezhës, ka thënë se qeveria e vendit është e korruptuar dhe për këtë ka fajësuar kryeministrin Edi Rama.

Ai ka thënë se kryeministri së bashku me Kuvendin dëshirojnë të krijojnë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK-un.

“Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në parlament dëshiron të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK-un”.

“Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për Neë Yorkun, Charles Mcgonigal. Kësaj dëshire të çuditshme në fakt, i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeministrit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit”.

“Sigurisht për një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK-ut apo BKH-s. Janë domethënëse sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësia, i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerr gërshërët për të prerë këmbët dhe duart e drejtësisë”, ka thënë Basha.

Basha është shprehur se partia e tij është në mbështetje të drejtësisë.

“Partia Demokratike është në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, Partia Demokratike është në mbështetje pa kushte të SPAK-ut, sepse Partia Demokratike beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Ganimete Musliu, para disa ditëve kishte njoftuar se do…