Basha: Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave të pista

24 shtator 2018 | 11:37

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, në një konferencë me emrin “Çlirimi i ekonomisë, platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë”, ka deklaruar se “marrëdhënia në mes të krimit dhe politikës ka avancuar edhe në ekonominë shqiptare”.

“Kemi të bëjmë me një krizë të trefishtë që ka kapluar vendin: politike, ekonomike dhe morale. Kemi propozuar vettigun politik si përgjigje ndaj këtij problemi kombëtar. Duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasurinë”, ka thënë Basha.

Sipas Bashës, dy janë mënyrat se si po pastrohen paratë e pista në vendin Shqipëri dhe atë me lejen e Kuvendit.

“Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave të pista përmes industrisë së bixhozit dhe aferave korruptive të ndërtimit”, ka thënë Basha. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër nga Vushtrria…