Basha: Protesta, betejë e fituar e shqiptarëve

28 janar 2018 | 15:36

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka deklaruar se protesta e opozitës e një dite më parë ishte “betejë madhështore e fituar e shqiptarëve”.

“Shqiptarët u bashkuan për të refuzuar padrejtësinë dhe për t’ju bashkuar kauzës sonë popullore. Lufta jonë vazhdon çdo ditë për të fituar këtë kauzë pa të cilën nuk mund të ketë Shqipëri evropiane”, ka theksuar Basha.

Sipas Bashës, shqiptarët e bashkuar në protestë, kanë dhënë një mesazh shprese se Shqipëria mund dhe do të bëhet vend me drejtësi dhe mundësi për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHEFKIJE ISLAMAJ Në një numër të konsiderueshëm poezish kundërvënia zbulon…