Basha shfaqet në publik, takon të rinjtë e Tiranës. A po paralajmëron rikthimin në krye të PD-së?

24 maj 2023 | 21:39

Lulzim Basha ka mbajtur sot një bashkëbisedim me të rejat dhe të rinjtë e kryeqytetit – Tiranës.

Ai ka shkruar në “Facebook” se të gjithë së bashku, pavarësisht bindjeve politike, duhet të nisin një ndryshim rrënjësor të sistemit politik në Shqipëri.

Bashka ka theksuar se vendimarrja duhet të kthehet të qytetarët.

“Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoja me të rejat dhe të rinjtë e kryeqytetit, të cilët ndanë me mua arsyet pse shumica e tyre refuzoi me heshtje procesin e fundit zgjedhor. Të gjithë së bashku, pavarësisht bindjeve politike, duhet të nisim një ndryshim rrënjësor të sistemit tonë politik, duke e kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave 100% të hapura, vettingut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së bashkëatdhetarëve tanë në mërgim. Një projekt politik konkret, që bashkon shumicën dërrmuese të qytetarëve, të cilët janë gati për një ndryshim të vërtetë”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Në një…