Bashkatdhetarët vazhdojnë të presin deri në tri orë te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

23 korrik 2023 | 08:44

Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar po vazhdon të ketë kolona të gjata.

Të dhënat e fundit të publikuar në ora 08:06 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se bashkatdhetarët po presin deri në tri orë, transmeton Telegrafi.

Kolonat në Merdar arrijnë deri 1 mijë metra, kurse te Dheu i Bardhë deri në 2 mijë metra.

Vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim, dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta.

Ndryshe, tash e disa ditë në këto vendkalime kufitare janë shkaktuar kolona të gjata, ku qytetarët kanë pritur deri në pesë orë.

Qytetarët mund të informohen në kohe reale duke klikuar KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, të shtunën janë…