“Bashkë qeverisim”, slogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet e 17 tetorit

19 shtator 2021 | 13:09

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sloganin për zgjedhjet e lokale të 17 tetorit.

“Bashkë Qeverisim” është slogani që do të përdoret në këtë fushatë zgjedhore nga LV-ja të cilët kanë deklaruar se 144 është numri i komunës dhe i bashkëqeverisjes.

“Bashkë qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje”.

“Për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist që ju do e jetësoni duke mbështetur kandidatë tanë me 17 tetor! 144 është numri i komunës, 144 është numri i bashkë qeverisjes!”, kanë shkruar nga LV-ja faqen zyrtare në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, do t’i nxisë udhëheqësit botërorë…