Bashkëluftëtari i Adem Jasharit kujton 4 marsin e 1998-s: Në kullën e Jasharëve këndohej për historinë e kombit

04 mars 2024 | 21:42

Ish-ushtari i UÇK-së, Shekip Fazliu, kujton natën e 4 marsit të vitit 1998, kur në kullën e Jasharëve në Prekaz këndohej nga Adem e Hamëz Jashari këngë për Mehmet Shpendin, Bajram Currin, Azem Bejtën, Hasan Prishtinën, Zhujë Selmanin…!

“Këndohej për historinë e kombit tonë. Nuk e dija, por e ndieja, që të nesërmen, në orët e hershme të mëngjesit do të fillonte të shkruhej historia më e re e kombit shqiptar”, shkruan në “Fecebook”, i mbijetuari i kësaj ngjarje të dhimbshme por krenare për popullin shqiptar, Shekip Fazliu.

Kujtimi i plotë i Fazliut për ngjarjet e ndodhura 26 vjet më parë:

Si sot e 26 vite më parë, në mbrëmje, në kullat e Jasharëve këndohej, si gjithnjë, me sharkia.

Aty këndohej për Mehmet Shpendin, Bajram Currin, Azem Bejtën, Hasan Prishtinën, Zhujë Selmanin…!

Këndohej për historinë e kombit tonë. Nuk e dija, por e ndieja, që të nesërmen, në orët e hershme të mëngjesit do të fillonte të shkruhej historia më e re e kombit shqiptar.

Këtë histori e shkruajti Adem dhe Hamëz Jashari! E shkruajtën e tërë familja legjendare e Jasharëve.

Kjo luftë, nga më të lavdishmet me datë 5, 6, 7 Mars të vitit 1998, shënoi kthesën më të madhe historike për çështjen shqiptare në Kosovë.

Kjo luftë e përmasave historike, arriti që ndërgjegjen e popullit shqiptar ta shndërroj në lëvizje mbarë kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Kjo luftë mbinjerëzore arriti të vetëdisoj dhe të lëvizë të gjithë mekanizmat vendimmarrës ndërkombëtar për lirinë përfundimtare të vendit.

Jasharët dhe lufta e tyre, mundësuan që Prekazin e vogël, ta shndërrojnë madhështor në përmasa globale.

Përjetësisht përulje dhe lavdi para madhështisë së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shkëlzen Gashi fillimisht tha në Pressing në T7 se…