“Bashkëpunojmë nga viti 2006, jam shumë i kënaqur”, Fermeri i indinjuar me aksionin e Mujës te “Vita”
Fermerët veçse e kanë rrethuar objektin e qumështores “Vita”, pasi morën lajmin se kompania do të mbyllet, të paktën për shtatë ditë.
Njëri nga ta tha se shteti po e mer në qafë, pasi bashkëpunimi me “Vita” ka qenë jetik për të.
“Unë jam fermer nga Istogu, jam ardhë në përkrahje të qumështores “Vita”. Unë punoj prej 2006-ës, prej se kom nis me u merr me këtë lami. Jam shumë i kënaqur me ta. Isha duke punuar në ara, e pashë në Facebook, dhe erdha shpejt. Neve na mer në qafë shteti. Unë i kam 1 mijë litra qumështë, nuk muj me i gjujtë.” – u shpreh ai.
Ky vendim i kompanisë erdhi pasi që Inspektorati zbarkoi në këtë objekt me një numër të madh të zyrtarëve, me arsyetimin që duhej ta bënin një inspektim me urdhër të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.
Drejtoi gjeneral i qumështores “Vita” në Istog, Artan Spahija, për Klan Kosova tha se vendimi për vetëmbylljes e kompanisë, erdhi pas vendimit, siç e quan ai, politik, të ministrit Muja.



