Bashkëshortja e Dani Alvesit ka nostalgji për Parisin

20 nëntor 2019 | 13:53

Parisi është një qytet i mbushur me racistë dhe pas një jave bëhet shumë i lodhshëm. Kështu pati deklaruar disa ditë më parë mbrojtësi brazilian, Dani Alves në një intervistë, por duket se nuk mendon njësoj edhe partnerja e tij, Joana Sanz.

Kjo e fundit ka postuar një foto në “Instagram” bashkë me mbrojtësin, e shkrepur në kohën kur Alvesi ishte pjesë e PSG-së, ndërsa një nga fansat nuk ka ngurruar t’i kujtojë Joanës fjalët e futbollistit për kryeqytetin francez.

“Ai ishte mendimi i Alves. Unë mendoj ndryshe”, i është përgjigjur modeluesja komentuesit që i kujtonte fjalët e partnerit në lidhje me kryeqytetin francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën e parë ndërkombëtare për trajtimin e hershëm të…