Bashkësia Islame e Kosovës dënon sulmin terrorist në Francë

30 tetor 2020 | 14:31

Bashkësia Islame e Kosovës e ka dënuar  sulmin e së enjtes në Nicë të Francës, duke e cilësuar si akt të neveritshëm terrorist.

Në reagimin për medie, BIK-u ka vlerësuar se marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgambereve.

“Sulmi i  djeshëm në Nice të Francës është akt i neveritshëm, terrorist, që  ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin francez. Marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare,  janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgambereve. Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona”, është thënë në reagimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme turke, Demet Ozdemir, është bërë e njohur…