Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë reagon për mbylljen e shkollës në këtë fshatë

20 janar 2021 | 12:21

Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e poshtme e Komunës së Kamenicës u është drejtuar institucioneve të nivelit qendror përmes një letre për mbylljen e shkollës fillore në këtë fshatë.

Sipas bashkësisë lokale të fshatit Karaçevë e poshtme kjo shkollë kishte mbi 100 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe plotësonte të gjitha kushtet për zhvillimin e mësimit.

Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e poshtme e Komunës së Kamenicës ka shtuar disa pyetje për kryeministrin në detyrë, Avdulllah Hotin në lidhje me mbylljen e kësaj shkolle dhe 14 të tjerave në Komunën e Kamenicës.

“Me anë të kësaj letre të hapur, drejtuar të gjitha institucioneve në largim, pasi që në brezin kufitar është mbyllur shkolla fillore në Karaçevë të Poshtme e cila kishte mbi 100 nxënës, prej klasës së parë deri në klasën e nëntë, dhe e cila shkollë fillore plotësonte të gjitha kushtet mësimore për nxënës dhe personelin arsimor dhe të stafin teknik, pra shkolla ishte teknikisht në rregull për mbajtjen e mësimit. Kryetari i komunës, z. Qëndron Kastrati dhe drejtoresha e arsimit znj. Mihane Morina, me urdhër të kryetarit në fjalë i kanë mbyllur 15 shkolla fillore në nivel të Komunës së Kamenicës”, thuhet në këtë letër të Bashkësisë lokale të fshatit Karaçevë e poshtme e Komunës së Kamenicës.

Letra e plotë:

Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e poshtme Komuna e Kamenicës

Latër e hapur institucioneve qendrore të Kosovës

– Me anë të kësaj letre të hapur, drejtuar të gjitha institucioneve në largim, pasi që në brezin kufitar është mbyllur shkolla fillore në Karaçevë të Poshtme e cila kishte mbi 100 nxënës, prej klasës së parë deri në klasën e nëntë, dhe e cila shkollë fillore plotësonte të gjitha kushtet mësimore për nxënës dhe personelin arsimor dhe të stafin teknik, pra shkolla ishte teknikisht në rregull për mbajtjen e mësimit. Kryetari i komunës, z. Qëndron Kastrati dhe drejtoresha e arsimit znj. Mihane Morina, me urdhër të kryetarit në fjalë i kanë mbyllur 15 shkolla fillore në nivel të Komunës së Kamenicës.
Ato janë:
1. Shkolla fillore në Karaçevë e Poshtme,
2. Shkolla fillore në Busavatë,
3. Shkolla fillore në Petrovc,
4. Shkolla fillore në Shipashnicë e poshtme,
5. Shkolla fillore në Kopërnicë,
6. Shkolla fillore në Tugjevc,
7. Shkolla fillore në Sfircë,
8. Shkolla fillore në Desivojcë,
9. Shkolla fillore në Gmicë,
10. Shkolla fillore në Lisovck
11. Shkolla fillore Dajkovc.
– Ju informojmë se pas mbylljes së këtyre shkollave të lartpërmendura, pritet t’i mbyllin edhe shumë shkolla tjera me këto reforma famëkëqia.
Dhe i nderuari kryeministër në detyrë z. Avdullah Hoti, kur ju e vizituat para pak ditësh Kamenicën, para pandemisë para vërshimeve, vallë, a i bëre pyetje kryetarit komunës, se pse i mbylle 15 shkolla dhe i la 548 nxënës në pamundësi që të vijojnë mësimin në shkollat e tyre.
Pse kryeministrë nuk u more seriozisht që ti vet me i hap këto shkolla, por dole për punë partiake dhe për vërshimet dhe nuk ishe në gjendje ta marrësh guximin dhe ta urdhërosh z. Qendron Kastrati për hapjen e shkollave dhe jo për mbylljen e tyre.
– Sindikata e pavarur e Arsimit famëkeqe që nuk e përkrahu hapjen e shkollave por mbylljen e tyre.
Vallë si është e mundur të na mbyllen shkollat tona shqipe kur dihet se, as në kohën e Aleksandër Raknkoviqit e as të Sllobodan Millosheviqit nuk kanë lejuar mbylljen e shkollave shqipe sepse edhe atehere gjatë okupimit, celula e parë e Kombit shqiptarë është lapsi, ditari, arsimtari.
– Heronjtë e Kombit shqiptarë që kanë mbajtur moralin e kombit por Millosheviqi mori vendim për mbylljen totale gjatë okupimit të tij, kur nxënsit mbajnin mësimin nëpërmes armatës serbe , paramilitareve serb, por nxënësit nuk ju frikësuan këtyre forcave por vazhdojë mësimin pa ndërprerë.
Mbesim me shpresë se ju me në fund do ta merrni seriozisht këtë brengë të 548 nxënesve te kësaj ane dhe t’i Hapni keto 15 shkolla, sepse populli po e pret me padurim hapjen e këtyre shkollave.

Me respekt,
Selver Lenjani, Kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme.
Me date 19.01.2021.
Karaçevë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Istituti Riinvest ka dalë me një reagim për sondazhin e…