Bashkim Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

21 maj 2022 | 17:51

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan ka mbajtur sot Kuvendin e IX zgjedhor.

Në këtë kuvend, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është zgjedhur kryetari i kësaj dege.

Bashkim Ramosaj është zgjedhur kryetar i degës së AAK-së në Deçan.

“Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan. Ju uroj suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues që u përzgjodhen sot”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ramosaj është kryetar i komunës së Deçanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Laburiste e Australisë do të rrëzojë konservatorët nga pushteti,…