Bashkimi Evropian i ka dërguar Ukrainës 500 mijë predha

26 mars 2024 | 08:31

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian i ka dërguar 500 mijë predha artilerie në Ukrainë.

Borrell  tha edhe se deri në verë do të jenë 60 mijë ushtarë ukrainas të trajnuar, shkruan Sky News.

Bashkimi Evropian njoftoi në mars të vitit 2023 se do t’i siguronte Ukrainës një milion predha brenda një viti.

Por, në tetor dukej se nuk kishte gjasa ta arrinte objektivin e tij pasi dështoi ta rriste prodhimin.

“Përveç kësaj, industria evropiane e mbrojtjes po i ofron Ukrainës 400 mijë predha përmes kontratave tregtare”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me…