Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, reagon Vuçiç: Po të përmendja Serbinë e madhe, do më varnin në Bruksel

28 nëntor 2021 | 17:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot në Beograd presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Pas takimit, Vuçiç iu referua “heshtjes” së BE-së lidhur me deklaratat nga udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin kombëtar.

I pyetur nëse ka biseduar me Pahorin se pse BE-ja hesht ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë për formimin e Shqipërisë së Madhe, Vuçiç tha se Brukseli duhet të marrë një minutë e gjysmë për të reaguar ndaj deklaratave të tilla, por nuk ka asnjë reagim. Vuçiç thënë se nëse do të përmendej formimi i Serbisë së madhe, BE-ja do të reagonte menjëherë.

“Po të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është mirë, vetëm meqë ra fjala”, ka thënë Vuçiç.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në…