Bashkimi i shkakton humbjen e parë Prishtinës

15 mars 2018 | 22:20

KB Bashkimi e ka njoftuar me humbjen e parë në këtë edicion skuadrën e Prishtinës.

Klubi nga Prizreni fitoi përballjen e sotme me rezultat prej 93-84, transmeton Koha.net.

Mikaile Tmusiq ishte më i miri në radhët e Bashkimit me 29 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, i ndihmuar nga Aaron Moss i cili shënoi 25 pikë, pati 8 kërcime e 9 asistime.

Te Prishtina më efikasi ishte Granit Rugova me 33 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë deri në dhjetë persona, të paktën deri tani, dyshohet…