Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit

15 janar 2023 | 22:14

Bashkimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Rahovecin me rezultat 78:68 (18:17, 23:9, 16:23, 21:19), në javën e 18-të të Prince Caffe Superligës.

Në çerekun e parë loja ishte tërësisht e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, ndërsa përfundon 18:17 për prizrenasit. Edhe fillimi i periudhës së dytë ishte i barabartë, por më pas prizrenasit u shkëputën për të shkuar në pushim me rezultat 41:26, plot 15 pikë diferencë.

Megjithatë, Vreshtarët nuk u dorëzuan ku edhe pse në periodën e tretë ishin duke humbur me 17 pikë dallim, 53:36, arritën të gjejnë forcë dhe të ngushtojnë shifrat në 57:49, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Rahovecasit tentuan në dhjetë minutat e fundit të bëjnë përmbysjen e madhe, por nuk ia arritën qëllimit dhe pësuan 78:68.

Te Bashkimi u dallua Courtis Jones me 21 pikë e pesë kërcime, kurse te Rahoveci më i miri ishte Michael Green me 15 pikë e tri kërcime.

Prizrenasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse rahovecasit kanë dy fitore e 15 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beogradi e ka vazhduar propagandën e ndyrë duke e mohuar…