Bastet e favorizojnë Bayernin

13 prill 2021 | 12:43

Bayern Munich është favorit për ta mposhtur Paris Saint-Germainin në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve, sipas bastoreve botërore.

PSG-ja do të kërkojë të shmangë një tjetër dështim në Ligën e Kampionëve kur ta mirëpresë Bayern Munichun në “Parc des Princes” sonte në mbrëmje.

Skuadra e Mauricio Pochettinos ka mundësi shumë të mirë për ta arritur gjysmëfinalen, sepse e fitoi 3:2 ndeshjen e parë si mysafire. Por, në të kaluarën, PSG-ja ishte eliminuar nga Manchester Unitedi dhe Barcelona në këtë fazë, megjithëse i kishte fituar bindshëm ndeshjet e para.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, bet365, e sheh Bayernin si favorit, pasi i ka vënë kuotën 2.15 për të fituar.

Derisa fitores së mundshme të PSG-së i vë kuotë 2.90. Barazimi vlerësohet me kuotën 4.00, nga i cili do të përfitonte klubi francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim…