Osmani pret në zyrë ish-presidentët, Sejdiun, Pacollin dhe Jahjagën

13 prill 2021 | 12:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Presidentja Osmani ka thënë se ka ftuar ish-presidentët për të ndërtuar kulturë të re institucionale të respektimit të memories institucionale, e cila sipas saj është e domosdoshme që shteti të ecën përpara.

“Po ashtu për të ndërtuar një model të ri të konsultimit për çështjet e interesin nacional, që t’i zgjidhim problemet me të cilat përballen qytetarët”, ka thënë Osmani, e cila ka folur veçmas për secilin nga ish-presidentët.

Osmani ka thënë se ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka qenë pjesë historike e vendimmarrjes në vendin tonë, ndërkaq sipas saj, ish-presidentja Atifete Jahjaga ka krijuar një model të shkëlqyeshëm duke shtyrë përpara kauza si çështja e viktimave të dhunës seksuale.

“Dhe z. Pacolli që ka shërbyer edhe si ministër i jashtëm, bashkëpunojmë me shtetet veç e veç”, ka thënë Osmani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci - Peja është gjysmëfinalja e parë dhe shumë interesante.…