Bastet që pamundësojnë arritjen e marrëveshjes mes LV-së dhe LDK-së

21 janar 2020 | 14:47

Blerim Vela

Në njërën anë, fillimisht LDK-ja veri bastin se mund të nxjerr nga LV-ja dy nga tri pozitat kyçe shtetërore në kohen kur LV-ja i ofronte udhëheqjen e Kuvendit dhe ndarje të baraspeshuar të pozitave në qeveri. Tani LDK-ja kërkon vetëm presidentin dhe në ndërkohë kryesimin e Kuvendit pas zgjedhjes se kryetarit të ri me votat e LDK-së. Me gjithë përafrimin, ky propozim i bërë në kohë të gabuar duket të jetë i papranueshëm për LV-në.

Në anën tjetër, LV-ja çdo herë e më shumë duket se po koketon me idenë që nëse dështon marrëveshja me LDK-në të shkohet në zgjedhje të reja. LV-ja shpreson që të fitoj mjaftueshëm vota (se paku 52 deputetë) për të bërë vet qeverinë në bashkëpunim me partitë nga minoritet joserbe. Por, ky është i vetmi skenar që i mundëson qeverisje pa kushtëzime nga partitë tjera. Secili opsion tjetër nënkupton hyrja në negociata me LDK-në apo PDK-në dhe AAK-në.

Lidershipi i LV-së dhe LDK-së duhet t’i marrin parasysh implikimet e zgjedhjeve të reja nëse përsëri do të duhet të ulen të negociojnë për bashkëqeverisje. Më mirë të bëjnë lëshime tani dhe të fillojnë punën menjëherë, se sa të krijojnë ndarje të reja mes votuesve që kanë mbështetur ndryshimin më 6 tetor. Çdo kalkulim politik që bazohet në forcimin e pozitës se partisë politike në kurriz të bashkëqeverisjes për ndryshim është shkelje e mandatit qytetar. Votuesi herët apo vonë do të hetojë këtë tendencë dhe do t’i ndëshkojë partitë që janë shkaktare të lojës së tillë politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tifoz i futbollit, i cili u bë viral në…