Tifozi fatkeq që u kap nga kamera gjatë ndeshjes duke e tradhtuar gruan

21 janar 2020 | 14:44

Një tifoz i futbollit, i cili u bë viral në rrjete sociale pasi u kap nga kamerat televizive duke e puthur një vajzë, e ka pranuar se ai ishte duke e tradhtuar partneren e tij.

Videoja e publikuar online e tregon tifozin në një ndeshje mes Barcelona SC dhe Delfin në Ekuador, përderisa ia vendosi krahun mbi shpatulla dhe e puthi një vajzë, para se të largohej menjëherë kur e kuptoi se e kishin kapur kamerat, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Reagimi i tij dhe i vajzës me të cilën ishte puthur kishte bërë që në rrjete sociale të spekulohej se dyshja ishte kapur duke e tradhtuar dikë atë natë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ka filluar aksioni humanitar…