Bastisen disa lokacione në rajonin e Ferizajt

18 maj 2021 | 16:51

Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga rajoni i Ferizajt, me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, vazhdimësi e hetimeve nga rasti “Vrasje e mbetur në tentativë”, që ka ndodhur me datën 07.03.2021, ku pati shkëmbim zjarri mes të dy grupeve.

Me ketë rast, në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy armë të zjarrit (pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre), ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.

Me vendim të Prokurorit të rastit, ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore.

No photo description available.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka premtuar sot 40 milionë euro ndihmë humanitare për…