Batatina: Duam tri pikë ndaj Dukagjinit

04 qershor 2020 | 22:24

Ndeshja e parë e javës së 23-të në IPKO Superligë zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në mes të Llapit dhe Dukagjinit nga Klina.

Llapi aktualisht është në pozitën e gjashtë me 34 pikë, por trajneri Tahir Batatina ka thënë të enjten për “Epokën e re” se synim i kësaj skuadre është fitorja në këtë ndeshje dhe synimi që në fund të përfundojë në mesin e skuadrave më të mira në elitë dhe ta sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

“Për kohën që kemi pasur në dispozicion jemi përgatitur maksimalisht dhe në ndeshjen ndaj Dukagjinit synojmë tri pikë. Llapi do të mundohet ta përfundojë kampionatin në njërën nga pozitat e para dhe të dalë në Evropë. Mungesa e vetme për ndeshjen e radhës është Behar Maliqi, i cili nuk ka të drejtë loje për shkak të kartonëve”, ka thënë Batatina.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do…