Batatina ‘godet’ Sokolin: Ai është fajtor për krizën e Llapit

14 tetor 2018 | 20:34

Tahir Batatina, që është drejtor sportiv i KF Llapi, ka thënë se fajtor për “tollovinë” e krijuar në skuadrën e Llapit është trajneri Bylbyl Sokoli. Siç dihet, Sokoli është shkarkuar ditë më parë nga detyra e trajnerit, kurse më pas janë larguar kryetari Nexhat Dumnica dhe disa donatorë të klubit.

“Skuadra e Llapit ka bërë disa ndryshime në organizim dhe në brendësinë e saj sepse nuk kalonte çaste të mira, ishte në një krizë shumë të madhe dhe një frymë e zymtë në brendësinë e saj. Këtë ia krijoi ish-trajneri, filloi ta destabilizojë skuadrën, kështu lojtarët filluan duke humbur besimin për fitore dhe trofe. Ne kemi investuar shumë në lojtarë, por joprofesionalizmi bëri që gjashtë lojtarë të mbeten jashtë fushës së gjelbër si pasojë e lëndimeve dhe punës joprofesionale. Ndryshimet ishin të domosdoshme në aspektin profesional sepse humbte i gjithë mundi disavjeçar për të luftuar për trofe”, ka thënë Batatina.

“Ndryshimet në kryesi nuk ishin të mirëseardhura, por këto gjëra ndodhin. Ne do të gjejmë forcë për të ecur përpara me kokën lart sepse kontribuojmë për qytetin dhe të rinjtë llapjanë”, ka shtuar Batatina, i cili bëri me dije se investitorët nga Zvicra dhe Gjermania do të jenë shtylla kryesore në financim të klubit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, mund të transferohet në…