Batatina: Ishte një fitore e madhe kundër Prishtinës

07 prill 2021 | 17:26

Llapi e fitoi gjysmëfinalen e parë kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Tahir Batatina e ka vlerësuar si një fitore të madhe për skuadrën që ai e drejton.

“Realizuam gol në momentet më të mirat në minutat e parë dhe ai gol ishte i qetësisë. Pastaj ishim të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Është moskujdesi se si i pranuam dy gola në atë mënyrë të lehtë. Ishte një fitore e madhe, e rëndësishme. Ndeshjen kthyese duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi Prishtina mund të ndëshkojë, duhet të jemi të vëmendshëm. Kam rrezikuar ndaj Feronikelit, por ndoshta do të kemi fat që të kemi Llapin evropian për të cilin flas që disa vite”, ka thënë pas ndeshjes Batatina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës, njëherësh…