Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës kritikon Muhaxherin për sistemin arsimor në këtë komunë

07 prill 17:21

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës, njëherësh edhe kryetar i kësaj partie në këtë komunë, Arber Grabovci, ka thënë se pandemia ka ndikuar shumë në arsim pas ndërprerjeve të procesit mësimor apo edhe gjatë punës me ndërrime.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se “Nxënësit dhe mësimdhënësit e Pejës kanë mbetur vetëm në përpjekje për mbajtjen e mësimit”.

Grabovci ka shkruar se Komuna e Pejës nuk ndërmori asnjë hap për të lehtësuar mbajtjen e mësimit në këtë kohë pandemie, siç bëri Komuna e Prishtinës që krijoj platformë online për mësim.

“Nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët me shpenzime e me përpjekje vetanake po mbajnë aq sa mundet në këto rrethana mësimin online në platforma që mund t’i gjejnë vetë, do të duhej të kishin mbështetjen e Komunës së Pejës, e cila po të kishte lënë pak rrugë e oborre private të njerëzve të afërt me pushtetin pa asfaltuar do të gjente fonde dhe do ta kryente obligimin që ka si përgjegjëse për arsimin fillor dhe të mesëm”.

May be an image of outdoors

“Kryetari Muhaxheri kishte si premtim fushate digjitalizimin e sistemit edukativo-arsimor përmes platformave e-shkolla dhe e-biblioteka dhe furnizim me smart boards por edhe ky premtim sikurse Borea e shumë premtime tjera mbeti premtim koti. Investimi në arsim është investimi për të sotmen dhe të ardhmen dhe mësimdhënësit e nxënësit duhet ta kenë përkrahjen e të gjithëve. Personalisht edhe si mësimdhënës por edhe si prind bëjë thirrje që mësimdhënësit dhe nxënësit të ndihmohen së pari nga Komuna si përgjegjëse por edhe nga gjithë komuniteti”, ka shkruar Grabovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA ka publikuar renditjen e muajit mars dhe Shqipëria ka…