Batatina: Jemi shumë të motivuar për ndeshjen ndaj Prishtinës

12 shtator 2019 | 21:43

Për ndeshjen derbi në mes Prishtinës dhe Llapit ka folur trajneri Tahir Batatina.

Ky i fundit ka thënë të enjten për “Epokën e re” se skuadra e tij do të japë maksimumin në këtë ndeshje.

“Me rëndësi është se atmosfera në skuadër është e shkëlqyer dhe gjatë pushimit dhjetëditor kemi punuar intensivisht. Do të jetë ndeshje e vështirë për të dy skuadrat dhe ne jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje dhe do ta japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Batatina.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Blerim…