Batatina: Llapi i Fadil Vokrrit nuk ka frikë nga asnjë kundërshtar
15 qershor 2021
| 13:00
Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina ka thënë se skuadra llapjane nuk ia ka frikën asnjë skuadre kundërshtare në grup në raundin e parë të kualifikimeve për UEFA Conference League.
“Nuk i frikësohem asnjë skuadre kundërshtare që e kemi në grup në raundin e parë të kualifikimeve për UEFA Conference League sepse jemi një super skuadër, ne do të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme duke luftuar në fushën e blertë për çdo top, në çdo duel, në çdo cep të fushës. Kam besim në juve djema dhe stafin tim që me punë dhe angazhim do të shkruajmë histori edhe pse në letër kundërshtarët duken të vështirë por ne jemi Llapi i legjendës Fadil Vokrri, jemi krenaria e qytetit të Podujevës”, ka thënë Batatina.
/Veton ZYMBERI/



