Batatina: Nga Llapi rruga drejt Evropës ëshë më e shkurtër

22 qershor 2019 | 11:40

Festim Alidema është lojtari i radhës që pritet të dalë në Evropë nga futbolli kosovar.

E shumë krenar me zhvillimin e tij shprehet trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Ai deklaroi që rruga drejt Evropës është më e shkurtër nëse talentët zgjedhin Llapin.

“Kur të tjerët hezituan dhe nuk ju besuan talentëve të rinj për ti ngritur në karrierë, tek Llapi filozofia dhe projekti është ndryshe. Po iu hapim rrugë talentëve drejt Evropës. Edhe Festimin do ta shohim shumë shpejtë tek një skuadër me renome, aty do zhvillohet dhe do ti mbroj ngjyrat e shtetit të Kosovës. Nga Llapi rruga drejt Evropës është më e shkurtër për ju talentë”, shkroi Batatina.

Nga klubi i Llapit në Evropë doli edhe Mirlind Daku.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten u mbyll sesioni i dhjetë i UNESCO-s për…