Batatina për Cernavernin: Së shpejti do ta pushtoj Evropën

06 dhjetor 2023 | 11:18

Tahir Batatina, trajneri i Llapit e ka vlerësuar lart një tjetër talent të skuadrës së tij, sipas të cilit, ai do ta “pushtoj” Evropën në të ardhmen e afërt.

Është fjala për futbollistin, Mërgim Cernaverni, i cili është vlerësuar shumë nga Batatina.

Tahir Batatina me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se Kosova do mund të llogarisë në shërbimet e tij.

“Kosova mos të brengoset sepse një tjetër talent dhe sulmues do ta ketë së shpejti në gjirin e vet dhe së shpejti do ta pushtoj Evropën”, ka shkruar Batatina.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Kinës tha të mërkurën se dërgoi avionë luftarakë…