Batatina: Skuadrat lidere nuk kanë asgjë më shumë se Llapi

28 shkurt 2021 | 16:50

Llapi e mposhti Ballkanin (1-0), kurse pas kësaj ndeshje ka folur edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Ai ka thënë se skuadrat lidere nuk kanë asgjë më shumë se skuadra e tij.

“Kemi qenë të vëmendshëm nga fillimi i takimit. Futbollistët u janë përgjigjur detyrave të stafit teknik për të cilat jemi marrë vesh gjatë seancave stërvitore dhe me një angazhim maksimal arritëm ta fitonim ndeshjen. Kjo fitore është e gjitha merita e futbollistëve. Podujeva është një qytet i madh me shumë fshatra dhe banor, prandaj këta djem po i përfaqësojnë më së miri ata, po e përfaqësojnë në mënyrë të dinjitetshme fanellën për të cilën ka luajtur ‘Fadil Vokrri’”, ka thënë Batatina.

“Ky vit është i yni, askush nuk mund të na ndal. Ballkani, Drita dhe Prishtina nuk kanë asgjë më shumë se ne. Objektivi ynë është dalja në Evropë dhe shpresoj ta realizojmë. Duhet të qartësojë edhe një gjë që e kemi rikthyer “Banjën e Luzhanit”, këtu nuk merr më pikë asnjë skuadër”, ka shtuar Batatina për ‘Art Sport’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bitcoin gjatë fundjavës së kaluar shënoi vlerën 58 354 dollarë,…