Batatina: Slavia Pragë ka shprehur interesim për tre futbollistë të Llapit

05 prill 2024 | 12:33

Trajneri i Llapit Tahir Batatina ka bërë të ditur se Slavia Praga ka shprehur interesim për tre futbollistë të Llapit. Kryetrajneri i skuadrës nga Podujeva ka thënë se është takuar me Jiri Bilek, drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinoviç, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki. Batatina ka konfirmuar se në këtë takim është vendosur për për një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet këtyre dy klubeve.

“Kisha kënaqësinë që të takohem me Jiri Bilek, frejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinoviç, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki ku dakorduam për bashkëpunimin mes dy klubeve, Llapi dhe Slavia Pragë. Kisha nderin që një klub i madh i Evropës ka besimin e plotë për të bashkëpunuar me Llapin si dhe së shpejti do të jem i ftuar në klubin e madh, Slavia Pragë për të diskutuar detaje edhe më të rëndësishme”, ka shkruar Batatina, i cili ka konfirmuar se skuadra çeke ka shprehur interesim për tre futbollistë të Llapit, por duke mos dhënë më shumë detaje se për cilët futbollistë bëhet fjalë.

“Një lajm shumë i madh për talentet kosovar, e sidomos për futbollistët e Llapit pasi që për tre futbollistë veç se kanë shprehur interesim për të filluar bisedimet zyrtare”, ka nënvizuar Batatina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çfarë presidenti i duhet Maqedonisë së Veriut? Kjo është pyetja…