Batatina vendos se a do të jetë trajner i Llapit

07 dhjetor 16:58

Drejtori Sportiv i Llapit, Tahir Batatina për “Epokën e re”, ka folur për trajnerin e ri në skuadrën e Llapit, duke e përjashtuar mundësinë që të rikthehet në pozitën e trajnerit.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Bekim Shotani të jetë trajner i Llapit edhe në pranverë.

“Marrëveshje me Bekimin kemi pasur deri në përfundim të sezonit vjeshtor dhe tash do të ulemi dhe të vendosim për trajnerin e ri. Unë nuk do të jem trajner i Llapit në pranverë, pasi e kam thënë edhe në fillim të kampionatit se në këtë edicion nuk do të jem trajner, pasi do ta menaxhoj skuadrën nga detyra e drejtorit sportiv. Gjithmonë planifikoj ta marr skuadrën nga ndeshja e parë dhe jo në mes të kampionatit”, ka deklaruar Batatina.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka zgjedhur…