Kanada mposht Katarin, regjistron fitoren më të thellë në Botëror pas Gjermanisë
19 qershor 2026
| 08:22
Kanada ka dhuruar një nga paraqitjet më mbresëlënëse të Kupës së Botës 2026, duke e mposhtur Katarin me rezultat të thellë 6-0 në ndeshjen e Grupit B.
Heroi i takimit ishte Jonathan David, i cili realizoi tre gola, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Cyle Larin dhe Nathan Saliba.
Goli i gjashtë erdhi pas një autogoli të Mohamed Al-Mannai të Katarit.
Kjo është fitorja më bindëse e këtij Botërori pas triumfit 7-1 të Gjermanisë ndaj Curaçaos, ndërsa me këtë sukses Kanada është shumë pranë sigurimit të një vendi në fazën e 1/32 së finales.



