Bateritë e Tesla furnizojnë komplet një qytet në Belgjikë

18 maj 2018 | 22:44

Sistemi i madh i baterive që shërbejnë për parandalimin e çrregullimeve dhe furnizimin me rrymë, si dhe për stabilizimin e sistemit elektro-energjetik, është lëshuar në punë këtë javë në qytetin belg Terhils.

Sistemi përbëhet nga 140 Powerpack bateri me invertorë të kompanisë Tesla dhe me fuqi të përbashkët prej 18,2 megavat.

Detyra e tyre bazë është të ruajnë energjinë elektrike kur prodhimi është i madh. Sistemi i baterive duhet të reagojë ndaj ndryshimit të frekuencave të energjisë elektrike në një afat shumë të shkurtër dhe atë 100 herë më shpejtë se sa sistemi klasik që prodhon energji nga karburantet e fosileve. (KP)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maria Bamieh, ish-prokurore në EULEX, ka thënë se është e…