Baton Haxhiu: Kurti kryeministër t’i kërkojë falje Kurtit opozitar

08 nëntor 2022 | 23:09

Gazetari Baton Haxhiu beson që kryeministri aktual Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje Kurtit opozitar.

Haxhiu ka thënë se Kurti është bërë peng i vetes.

Ai e ka akuzuar Kurtin për situatën aktuale në veri dhe marrëdhëniet e cenuara me ndërkombëtarët për shkak të vendimit për targat.

“Do të ishte mirë që Kurti kryeministër t’i kërkojë falje Kurtit opozitar. Ky është peng i vetvetes dhe për këtë fakt, ai na sjell në situata të palakueshme, duke e sjell Kosovën në këtë situatë. Nëse Kurti do të ishte racional e pragmatik, mendoj se situata me bashkësinë ndërkombëtare do të ishte ndryshe. Dhe situata në veri do të ishte ndryshe”, ka thënë Haxhiu në Pressing në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë më 8…