Nga UÇK-ja te FSK-ja: Babai çliroi Kosovën, i biri përgatitet ta mbrojë atë

20 nëntor 2026 | 21:09

Nga uniforma e UÇK-së te ajo e FSK-së, familja Kadiri vazhdon traditën e shërbimit ndaj atdheut.

Historia e familjes Kadiri po shkruan një kapitull të ri, duke bashkuar kontributin e dy brezave në shërbim të Kosovës.

Kushtrim Kadiri, djali i komandantit Xhafer Kadiri, i njohur gjatë luftës çlirimtare me nofkën “Luigji”, është përzgjedhur nga Forca e Sigurisë së Kosovës për të vijuar studimet në Akademinë Ushtarake në Kroaci.

Pas përfundimit të studimeve, Kushtrimi pritet të kthehet në Kosovë, ku do t’i bashkohet radhëve të oficerëve të FSK-së, për të kontribuar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Babai i tij, Xhafer “Luigji” Kadiri, i shërbeu vendit në luftën për çlirimin e Kosovës, ndërsa tash djali i tij po përgatitet të vazhdojë një rrugëtim tjetër në shërbim të atdheut, përmes uniformës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Një histori që lidh sakrificën e brezit të luftës me përkushtimin e brezit të ri, duke dëshmuar se dashuria për atdheun dhe shërbimi ndaj Kosovës vazhdojnë të përcillen brez pas brezi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë…