Jakup Krasniqi të shtunën përfundon vizitën në Kosovë, në orën 15:00 niset me aeroplan special
20 nëntor 2026
| 20:49
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës disaditore për arsye familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes.
Sipas Klanit, Krasniqi do të niset nga shtëpia e tij në Velani të Prishtinës në orën 14:00, ndërsa fluturimin e ka të paraparë për në orën 15:00.
Ai do të udhëtojë me aeroplan special, pas qëndrimit në Kosovë, ku vizita e tij u përcoll me emocione dhe diskutime lidhur me kufizimet për takimet me familjarët dhe bashkëluftëtarët.



