Batuta e Konjufcës shkakton të qeshura në Kuvend: Me jua heq mëditjet nuk ju zënë salla

27 maj 2021 | 16:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përdorur batutat e tij për mungesë të deputetëve në sallë.

Ai ka kërkuar nga deputetët e pranishëm që të thërrasin kolegët e tyre pasi në sallë janë vetëm 46 deputetë.

“Mobilizohuni, thirrni kolegët se vetëm 46 deputetë jemi, bëhuni më aktivë”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj, ai ka thënë se nëse hiqen mëditjet nuk do t’i nxinte salla deputetët.

“Po përtoj me përmend fjalinë ‘heqja e mëditjeve’ se nuk i nxen salla masnej”, ka thënë ai duke qeshur.

Kuvendi ka rifilluar punimet e seancës pas pauzës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia do ta vazhdojë mbështetjen e Kosovës në fushën e…