Bayern Munchen shpallet zyrtarisht kampion i Gjermanisë

08 maj 2021 | 20:39

Pa zbritur në fushë ndaj M’Gladbach, bavarezët fituan titullin pas fitores së Borussia Dortmund ndaj Leipzig, sukses që e afron ekipin me zonën Champions por ende janë edhe 2 ndeshje të tjera për t’u luajtur.

Sa për Bayernin Munchen, është një titull i rekordeve, 9 herë radhazi dhe 31 herë në historinë e klubit, një dominim total i viteve të fundit ku asnjëherë nuk është vënë në diskutim titulli ndoshta vetëm këtë vit u vonua kaq shumë në 3 javët e fundit.

Gjithsesi për Bayernin duket se do të nisë një erë e re sepse fitimi i titullit përkon me largimin e Hansi Flick me të cilin mbyllet një faqe shumë e suksesshme e klubit bavarez me tripletën e sezonit të kaluar dhe tani titullin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:2 ndaj…