Bayerni bën ligjin në Barcelonë

14 shtator 22:55

Bayern Munchen është treguar kundërshtar i fortë për Barcelonën, pasi e mposhti në “Camp Nou” me rezultat 0-3.

Në ndeshjen e grupit E, Byerni u tregua një skuadër superiore ndaj Barcelonës. Në pjesën e parë Thomas Muller i ndihmuar nga një devijim i mbrojtësit vendas realizoi gol të bukur për rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë u prit reagimi i Barcelonës, por ndodhi e kundërta dhe Bayerni realizoi edhe dy gola me anë të Robert Lewandowski për të kompletuar fitoren me rezultat 0-3.

Juventusi poashtu shënoi fitore me rezultat 0-3 ndaj Moldes. Ndërkohe Villarreali ndau pikët me Atalantën (2-2). Me fitore mbrojtjen e titullit e nisi edhe Chelsea, që e mposhti Zenitin me rezultat minimal 1-0.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare nga Mali i Zi, e  cila jeton dhe…