Bayerni dhe PSG-ja kualifikohen në çerekfinale

05 mars 2024 | 22:57

Sonte u mësuan dy skuadra çerekfinaliste të Champions League.

Pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, PSG triumfoi 1-2  në Reale Arena (San Sebastian) ndaj Sociedad, duke prerë kështu një biletë për në fazën tjetër. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Kylian Mbappe, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, ishte pikërisht sulmuesi francez që kompletoi dopietën. Në fund një gol i Merinos për vendasit vlejti vetëm për statistikë.

Kualifikim i madh i Bayern. Pavarësisht disfatës 1-0 në aktin e parë, Bayern përmbysi gjithçka, pasi fitoi sonte 3-0 ndaj Lazios në Allianz Arena (Munich). Kampionët e Gjermanisë vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar 2 herë. Kane shënoi në minutën e 38-të pas një asisti të Guerreiro, ndërsa Muller dyfishoi llogaritë në minutën e 45-të.

Ekipi i Sarrit e pati mjaft të vështirë që të futet në lojë, me teknikun e lacialëve që nisi pjesën e dytë me disa ndryshime. Harry Kane shuajti një herë e mirë shpresat e italianëve, me golin e tij në minutën e 66-të. PSG dhe Bayern Munchen janë dy nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Champions.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka vazhduar me fitore në Liga Unike Femrat, duke…