Bayerni do t’i largojë pesë yje 

24 janar 2020 | 12:15

Bayern Munchen është i detyruar ta ndjekë vendin e parë në Bundesliga, pasi aktualisht kjo skuadër është e dyta në renditje dhe është katër pikë larg Leipzigut kryesues.

Një rezultat që nuk kënaq drejtuesit, të cilët duket se janë gati të bëjnë një revolucion të vërtetë në verë.

Sipas “Bild”-it, pesë yje mund të largohen nga Bayerni në muajt e ardhshëm: Thiago, Thomas Muller, Manuel Neuer, Javi Martinez dhe Jerome Boateng. Lojtarë që pritet të zëvendësohen nga një merkato e rëndësishme, për të cilën janë bërë gati të investohen 110 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia turke sot ka arrestuar 40 ish-policë për lidhje të…