Bayerni fiton me “poker” ndaj Leipzigut

11 shtator 2021 | 21:14

Bayerni mori fitoren e tretë radhazi në Bundesligë duke mundur 4-1 Leipzig në “Red Bull Arena”.

Në minutën e 10-të, pas një rrëmuje në zonën e bavarezëve, kryesori vërshëlleu për 11-metërsh në favor të miqve, pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Nga pika e bardhë Robert Lewandowski nuk fal. Në fund të pjesës së parë Në fillimin e pjesës së dytë, Jamal Musialan, realizoi golin e sigurisë për gjigantët e Bundesligës, ndërsa në minutën e 54-t, Leroy Sane i dha një tjetër goditje Leipzigut.

Vendësit arritën të shënonin golin e nderit me Konrad Laimer vetëm pak minuta me vonë, me një finalizim spektakolar nga distanca, por që shërbeu vetëm për statistikë. Në minutat shtesë Choupo-Moting realizoi dhe golin e katërt. Bayerni mbetet në vendin e dytë me 10 pikë, dy më pak se Wolfsburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e…