Bayerni fitore minimale ndaj Herthas. Mehmedi shënon dy gola për Wolfsburgun

23 shkurt 2019 | 17:38

Bayern Munchen ka fituar 1-0 ndeshjen e javës së 23-të të Bundesligas ndaj Hertha Berlin.

Skuadra e Niko Kovaq ka vuajtur në “Allianz Arena” ndaj kryeqytetasve, por gjithsesi ka marrë tre pikët pas golit të shënuar në pjesën e dytë.  Ishte mesfushori spanjoll Havi Martinez ai që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 62-të.

Me këtë fitore, Bayern shkon në kuotën e 51 pikëve, po aq sa Dortmund në vend të parë që ka një golavarazh më të mirë. Martinez ka shënuar golin e 11-të të “bavarezëve” me kokë, më tepër se çdo kundërshtar tjetër në kampionatin gjerman.

Ndërsa formë të mirë ka treguar edhe skuadra e Wolfsburgut, e cila mposhti Borussia Monchengladbachan me rezultat 0-3. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi shqiptari Admir Mehmedi.

Edhe Mainz e ka mposhtur Schalken me rezultat 3-0, kurse Freiburgu ishte bindës ndaj Augusburgut, pasi shënoi fitore me rezultat të thellë 5-1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë shantazhit dhe instumentalizimit nga Beogradi…