Bayerni, gati të thyen rekordin e transferimeve për Kane

31 korrik 2023 | 15:34

Bayern Munchen është gati të thyejë rekordin e tyre të transferimeve për të nënshkruar me Harry Kane. Transferimi rekord i Bayernit është Lucas Hernandez, për të cilin klubi gjerman pagoi 80 milionë euro në vitin 2019, raporton Sky Sports.

Ata janë të përgatitur të paguajnë më shumë se kaq për Kane edhe pse ai ka vetëm 12 muaj nga kontrata e tij. Shefi ekzekutiv Jan-Christian Dreesen dhe drejtori teknik Marco Neppe mbërritën në aeroportin e Mynihut të hënën në mëngjes për të fluturuar për në Angli. Klubet do të takoheshin javën e kaluar, por ai takim u ndryshua, ndërsa dialogu ka mbetur i hapur mes dy palëve për të ardhmen e kapitenit të Anglisë, Harry Kane.

Ende ekziston një hendek në vlerësim midis Bayernit dhe “Spurs”, por Kane mbetet i hapur për të folur zyrtarisht me klubin gjerman nëse “Spurs” janë të kënaqur që është një marrëveshje e mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga janari e deri në qershor, 40 persona kanë…