Bayerni i ka kushtuar shumë shtrenjtë shkarkimi i Nagelsmannit

26 mars 2023 | 17:37

Shkarkimi i Julian Nagelsmann i ka kushtuar shumë shtrenjtë Bayern Munichut, raportojnë mediat në Gjermani. Shkarkimi shokues i trajnerit nga “bavarezët” do tu shkaktojë humbje deri në 30 milionë euro.

Naglesmann u zëvendësuar nga ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, pasi lajmet për shkarkimin e tij tronditës u shfaqën të enjten mbrëma.

Mediumi gjerman, “Bild” raporton se Bayerni do t’i duhet t’i paguajë 35-vjeçarit pagën e tij të mbetur prej rreth 27 milionë euro për të ndërprerë kontratën e tij.

Shkarkimi i ish-trajnerit të Hoffenheim dhe RB Leipzig vjen si një surprizë e madhe, duke pasur parasysh se Bayern është vetëm një pikë larg Borussia Dortmundit në krye të tabelës në Bundesligë – me të cilin do të përballen më 1 prill.

Nagelsmann gjithashtu e ka udhëhequr Bayernin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur PSG-në në dy ndeshje në raundin e fundit.

Raportimi i “Bild” vazhdon të bëjë të ditur se, për shkak se Nagelsmann është shkarkuar para përfundimit të sezonit të tij të dytë, klauzola automatike e shkëputjes nuk mund të zbatohet, kështu që heqja qafe e tij mund të jetë një proces i shtrenjtë për Bayernin.

Ndihmës trajnerët e tij, Dino Toppmoller dhe Xaver Zembrod, dhe analisti i videove Benjamin Gluck u larguan gjithashtu nga klubi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën e 26 marsit të vitit 2023, Policia e…