Bayerni kërkon t’i rrëmbejë Juventusit yllin e mbrojtjes

21 janar 2022 | 21:51

Niklas Sule përfundon kontratën me kampionët e Gjermanisë në qershor dhe deri më tani ka refuzuar ofertat për rinovim. Mbrojtësi polivalent është drejt largimit, por klubi bavarez nuk do të rrijë duarkryq. Sipas “Sport 1”, nëse futbollisti i përfaqësueses gjermane nuk pranon rinovimin, drejtori sportiv, Salihamidzic, do të intensifikojë kontaktet me Raiolën për ta zëvendësuar me De Ligt.

Bayerni do ta presë Sulen deri në mes të shkurtit. Nëse deri në atë moment nuk do të arrihet marrëveshja, klubi gjerman do të ndërpresë negociatat dhe do të fokusohet në mbylljen e marrëveshjes me De Ligt.

Holandezi është ai që i pëlqen më shumë Bayernit, por nuk është i vetmi. Ginter, aktualisht pjesë e Gladbachut, ka shpjeguar se ne verë do të jetë i lirë, pasi nuk do të rinovojë. Alternativë tjetër është Rudiger, i cili po ashtu është në muajt e fundit të kontratës me Chelsea-n.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes…