Bayerni kryeson renditjen e UEFA-s

21 mars 2021 | 12:56

Pas luajtjes së raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës, është përditësuar edhe renditja e fundit e klubeve.

Kryeson gjithnjë fituesi i Ligës së Kampionëve në fuqi, Bayern Munchen, i ndjekur nga gjigantët spanjollë të Realit dhe Barcelonës. Juventusi, skuadra e parë italiane, ka humbur një pozicion dhe zbret nga podi përsëri pas eliminimit nga Porto.

Në vend të pestë renditet Atletico e Madridit, që ka zbritur një pozicion pas eliminimit nga Chelsea. Dhjetë vendet e para kompletohen nga Manchester City, PSG, Manchester United, Liverpooli dhe Sevilla. Arsenali, Borussia Dortmund, Chelsea, Tottenhami, Porto, Roma, Ajaxsi, Shahktari, Lyoni dhe Napoli kompletojnë top njëzetëshen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja dhe ish-ministrja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar sërish…