Bayerni mezi e mposhti Wolfsburgun

17 prill 2021 | 17:44

Bayern Munchen ka triumfuar me vështirësi ndaj Wolfsburgut në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës.

“Bavarezët” dolën në avantazh qysh në minutat e para të takimit, por vendasit u treguan “kokëfotë” duke tentuar rikthimin në lojë.

Musiala shënoi në min (15’) i ndjekur nga Chupo-Moting në min (24’). Weghorst ngushtoi avantazhin me golin e tij në mun (35’).

Musiala ishte në formë këtë takim ku shënoi golin e dytë personal në min (37’). Rezultati i pjesës së parë, Wolfsburg 1-3 Bayern Munchen.

Në pjesën e dytë, Maximilian Philipp shënoi në min (54’) për të ngushtuar epërsinë. Ndeshja përfundoi, rezultati përfundimtar, Wolfsburg 2-3 Bayern Munchen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partizani-Kastrioti dhe Kukësi-Tirana janë dy ndeshjet e para të javës…