Bayerni në telashe, Alaba mungon ndaj Realit

24 prill 2018 | 15:25

David Alaba nuk është stërvitur sot me skuadrën në prag të sfidës kundër Real Madrid që do të zhvillohet nesër (e mërkurë).

Mbrojtësi i majtë u dëmtua në kofshë në sfidën kundër Bayer Leverkusen për Kupën e Gjermanisë. Austriaku nuk u aktivua në fundjavë kundër Hannover për kampionat dhe sot në seancën e paradites nuk ka qenë në urdhrat e Jupp Heynckes.

Një problem jo i vogël për Bayern Munchen, që duket se do ta zëvendësojë Alaba-n me Rafinhan. Braziliani do të “natyralizohet” sërish në të majtë të mbrojtjes. Në stërvitjen e sotme munguan edhe Manuel Neuer, Kingsley Coman dhe Arturo Vidal.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se sezoni 2018 në Formula 1 nuk ka nisur…